Duke besuar thellësisht se procesi i vendimmarrjes në fushën e urbanizmit dhe arkitekturës duhet t’i nënshtrohet debatit sa më të gjerë dhe në përputhshmëri me vizionin tonë për një qytet gjithëpërfshirës, tash e më shumë se një vit është ngritur Komisioni Këshillëdhënës për Trajtimin e Kushteve dhe Lejeve Ndërtimore, para këtij komisioni prezantohen publikisht projekt-propozimet për kryeqytetin.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se në përbërje të këtij komisioni janë përfshirë anëtarë nga kabineti im, Drejtoria e Urbanizmit, Drejtoria e Pronave, Drejtoria e Planifikimit Strategjik si dhe profesionistë të pavarur. Kjo ka bërë të mundur që projektet e propozuara për kryeqytetin t’i nënshtrohen një paneli kritik, i cili i shqyrton këto propozime përtej normave minimale kuantitative matematikore, dhe fokusohet tek ngritja e kualitetit të jetës brenda lagjeve të reja të kryeqytetit.
Këshillat e dhëna nga ekspertët e përfshirë në këtë komision, si arkitekti me famë botërore Ian Ritchie, fitues i shumë çmimeve prestigjioze në fushën e arkitekturës, kanë bërë që tashmë projektet e aprovuara të kenë cilësi shumë më të mirë urb-arkitekturore.
Ne besojmë fuqishëm se puna grupore dhe proceset e hapura janë rruga e duhur për një qytet më të mirë dhe gjithëpërfshirës.
Së bashku po transformojmë kryeqytetin.






