Hapet Pavijoni i Republikës së Kosovës në Ekspozitën e 18-të Ndërkombëtare të Arkitekturës – La Biennale di Venezia.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama së bashku me drejtorin e urbanizmit, Arber Sadiki, kanë marr pjesë në hapjen e pavijonit të Kosovës të quajtur: “Transcendent Localit”.
Rama në postimin e tij në Facebook ka uruar arkitektët e talentuar Poliksen Qorri-Dragaj dhe Hamdi Qorri që përfaqësojnë Kosovën këtë vit në Ekspozitën e 18-të Ndërkombëtare të Arkitekturës, “The Laboratory of the Future”. (Laboratori i së Ardhmes)
Arkitektët kanë mundësi unike për të paraqitur idetë ambicioze dhe kreative që na ndihmojnë të imagjinojmë një të ardhme më të barabartë dhe optimiste të përbashkët.” – Lesley Lokko
Arkitektët Qorri- Dragaj dhe Qorri shfrytëzuan rastin për të shqyrtuar rolin e rëndësishëm që luan emigrimi në zhvillimin social të Kosovës.
Një ekspozitë plot intensitet dhe kujdes, që nxjerr në pah praninë emocionale të emigrantëve si në diasporë ashtu edhe në atdheun e tyre, ndërmjetësia në të cilën gjenden: ndërmjet kufijve, ndërmjet shtëpive dhe ndërmjet fazave të ndryshme të jetës.
Sivjet, bienalja u kurua nga akademikja, pedagogia dhe romancieria e mirënjohur Lesley Lokko.
Do të jetë e hapur për publikun deri të dielën më 26 nëntor 2023 në Arsenale.
Ju inkurajojmë ta vizitoni këtë ngjarje fenomenale që shpesh njihet si “Olimpiada e botës së arkitekturës”, e cila bashkon arkitektë dhe dizajnerë që shfaqin talentet e tyre për arkitekturën vizionare.






