Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se nga sot, më 21 maj fillon ushtrimi mi i madh ndërkombëtar “Defender Europe 23”. Më shumë se një vit përgatitje intensive për realizimin e suksesshme të këtij ushtrimi. Investime në pajisje dhe sisteme të armatimit, investime në infrastrukturë, trajnime, stërvitje e shkollime si asnjëherë më parë.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se Republika e Kosovës është gati të pres 25 shtete partnere me mbi 22.000 ushtarë për “Defender 23”.
Synimi ynë është i qartë, ushtria e Republikës së Kosovës është gati t’i bashkohet familjes së madhe të NATO-së.Ky ka qenë vizioni ynë që nga fillimi,
angazhim, punë e përkushtim në secilën ditë.






