Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca: Gjenocidi është trashëgimia e vetme e Serbisë në Kosovë 

Maj 22, 2023

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, sot, në 24-vjetorin e masakrës në burgun e Dubravës, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë lapidarit të ngritur në kujtim të të rënëve në këtë masakër, të kryer nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë.

Në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve, në mesin e tyre edhe të mbijetuar nga kjo masakër, kryetari Konjufca theksoi se masakra në burgun e Dubravës kujtohet si njëra ndër aktet më të trishtueshme e më barbare, në të cilën forcat gjenocidale serbe mizorisht privuan nga jeta 117 të burgosur.

Kryetari Konjufca me këtë rast u shpreh se trashëgimia e vetme e Serbisë në Kosovë është gjenocidi mbi popullin shqiptar të Kosovës, e këtë më së miri e tregojnë të mbijetuarit e këtij gjenocidi të cilët e përjetuan nga afër tmerrin e Dubravës.

“Këtu 1000 të burgosur ishin në dorën e Serbisë dhe ata u grumbulluan dhe më pas u vranë e u masakruan nga vetë ata që kinse pretendonin siguri e drejtësi”, tha ndër të tjera kryetari Konjufca.

 

“Ndonëse kanë kaluar 24 vjet nga masakra e Dubravës familjarët e tyre edhe sot e kësaj dite jetojnë me peshën e rëndë të padrejtësisë. Kur është puna për UÇK-në po ka drejtësi, ndërsa për forcat paramilitare serbe, me përgjegjësi të qartë për gjithë fushatën e gjenocidit që e kanë bërë në Kosovë, nuk po ka drejtësi”, theksoi kryetari Glauk Konjufca.​

Referuar drejtësisë ndërkombëtare, kryetari Konjufca u shpreh se kur është puna për UÇK-në po ka drejtësi, kurse për masakrën e Burgut të Dubravës nuk është shpallur asnjë i dënuar, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM