Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mbahen konsultimet politike mes MPJD së Kosovës dhe MPJ të Mbretërisë së Holandës

Maj 22, 2023

Nën drejtimin e zëvendësministrit Kreshnik Ahmeti dhe zëvendësministres Anita van den Ende, sot në Hagë, u mbajtën konsultimet politike mes Ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja shteteve.
Përgjatë konsultimeve u vlerësua ngritja e ndërveprimit ekonomik dhe tregtar mes ekonomive të të dyja vendeve dhe u shqyrtuan mundësitë për lehtësimin e mëtutjeshëm të këtyre zhvillimeve.
Zëvendësministri Ahmeti falënderoi zëvendësministren Ende, për mbështetjen e Holandës për mbështetjen Kosovës në kalimin e fazës së parë në Këshillin e Evropës.
Po ashtu, u diskutua edhe për procesin e integrimit të Kosovës në organizata tjera ndërkombëtare.
Përveç tjerash, u diskutua edhe për agresionin e paprovokuar të Federatës ruse mbi shtetin e Ukrainës dhe rëndësinë e vendosjes së sanksioneve kundër saj, thuhet në komunikatën për media e MPJD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM