Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia ndalon një person për kalim të paautorizuar të vijës kufitare dhe posedim të armëve

Maj 22, 2023

Policia Kufitare e Kosovës, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në parandalimin e veprave penale dhe garantimin e sigurisë, në Sharpelj-Jarinje, në brezin kufitar Republika e Kosovës-Serbi ka ndaluar personin e dyshuar me iniciale M.J.(1984), i cili ishte duke drejtuar automjetin Golf karavan, ngjyrë e bardhë, me targa serbe, i cili dyshohet se udhëtonte në drejtim të Serbisë përmes rrugëve ilegale.

Gjatë realizimit të kontrollit të automjetit, konkretisht në bagazh të automjetit, të dyshuarit i është gjetur një armë automatike (mitraloz).

Policia e Kosovës ka ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore, arma është konfiskuar dhe pas konsultimit me prokurorin ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda në procedurë të rregullt për ”Kalim të pa autorizuar të vijës kufitare” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM