Build Skills with our trainings

Sign up now!

ShSKUK: Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, një fëmije i largohet monedha metalike nga lukthi

Maj 22, 2023

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur se një fëmijë i moshës 4 vjeçare nga Mitrovica kishte përpirë një monedhë metalike, i cila kishte depërtuar në lukth duke i’a rrezikuar seriozisht shëndetin ku pas komplikimit të gjendjes shëndetësore, ishte shtrirë në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK.

Janë ndërmarrë masat e nevojshme reanimatore nga anesteziologët e Klinikës së Anesteziologjisë dhe pastsj specialistët e Klinikës së Gastroenterologjisë me Hepatologji, përmes metodave endoskopike, fëmijës i larguan monedhën metalike nga lukthi ku tani ai po mbikëqyret nga stafi i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve.

Mjekët apelojnë tek prindërit që të kenë kujdes të shtuar dhe mos të lejojnë që fëmijët të mbajnë monedha metalike dhe gjësende të imëta që mund t’i gëlltisin dhe të ju shkaktojnë telashe shëndetësore, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM