Build Skills with our trainings

Sign up now!

Antidroga e Policisë së Kosovës vë në pranga katër persona, sekuestrohet drogë, para, armë dhe dy automjete

Maj 23, 2023

Pas hetimeve disa mujore, informatave të siguruara dhe në zbatim të urdhëresave të gjykatës, Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë (DHTN) në Prishtinë e asistuar nga Njësia për reagim të shpejtë (NJRSH) ka organizuar një plan taktik në Prishtinë, ku në flagrancë janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shitja dhe shperndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.

Gjatë operacionit policor janë arrestuar personat e dyshuar meshkuj kosovar të cekur në vijim me iniciale dhe vitin e lindjes:

  1. A. N. (1969)
  2. A. I. (1990)
  3. A. N. (1977) dhe
  4. D.Sh. (1989

Operacioni policor, ka rezultuar me sekuestrimin e provave/dëshmive materiale si në vijim:

  • (785.5) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë
  • (0.2) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë
  • (10.2) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë
  • (1) armë zjarri- revole
  • (2) karikatorë
  • (14) fishekë
  • (9267) euro
  • (450) franga
  • (1700) lekë
  • (10) dollarë kanadez
  • (3) telefona celular
  • (3) peshore digjitale
  • (2) automjete

Pas kompletimit të rastit me vendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore-Departamenti i Krimeve të Rënda, katër të dyshuarit dërgohen në mbajtje për proceduar të mëtejme ligjore, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM