Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nagavci pret delegacionin nga Universiteti i IOWA-s Veriore, mbështesin studentët nga Kosova

Maj 23, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka pritur sot një delegacion nga Universiteti i IOWA-s Veriore, të prirë nga presidenti i këtij Universiteti, Mark Nook.

Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Kosovës dhe IOWA-s, si dhe për vazhdimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, të nënshkruar në vitin 2017, i cili ka përfunduar në mars të vitit 2022.

Ministrja Nagavci falënderoi delegacionin për vizitën dhe për bashkëpunimin e mirë që ka Kosova me shtetin mik IOWA në shumë fusha të jetës, e veçanërisht në fushën e arsimit të lartë.

Ministrja Nagavci, i informoi mysafirët për gjendjen në arsimin e lartë dhe për politikat qeveritare për të rritur rezultatet në arsim. Po ashtu, ministrja foli edhe për mbështetjen financiare që ndahet nga Ministria për studentët, veçanërisht për vajzat që studiojnë në fushat STEM.

Ministrja e vlerësoi si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me këtë universitet amerikan, pasi që theksoi se është një mundësi shumë e mirë për të rinjtë tanë, të cilët pas studimeve sjellin eksperiencën e tyre në Kosovë.

Presidenti i Universitetit, Mark Nook, shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në disa segmente, e veçanërisht në mbështetjen e studentëve nga Kosova që duan të studiojnë në Universitetin e IOWA-s Veriore dhe anasjelltas, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM