Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti pret një delegacion nga Mali i Zi

Maj 24, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin festës së Pavarësisë së Malit të Zi, mirëpriti sot një delegacion nga Mali i Zi, i përbërë nga Udhëheqësi i Drejtorisë për Bashkëpunim me Diasporë-Emigrantë, Arben Jakupi, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj dhe Sekretarja e Ambasadës së Malit të Zi, Fedisa Daçiq.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministëri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Qeverisë së Republikës së Kosovës, Lazar Radulovic.

U bisedua për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, sidomos nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, shkëmbimeve tregtare dhe energjisë, si dhe për projektet e përbashkëta infrastrukturore.

Kryeministri Kurti falënderoi shtetin e Malit të Zi për raportet e mira fqinjësore, për mbështetjen e vazhdueshme në rrafshin ndërkombëtar dhe për bashkëpunimin në nisma rajonale.

Në mbrëmje, kryeministri Kurti po ashtu mori pjesë në festën e organizuar nga ambasada e Malit të Zi në Kosovë, me rastin e ditës së Pavarësisë së Malit të Zi, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM