Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti në ditën e Pavarësisë së Malit të Zi: Integrimi në strukturat trans-atlantike është vlerë dhe angazhim i dy vendeve tona

Maj 24, 2023

Shpallja e pavarësisë nga Mali i Zi ishte realizim i aspiratës së popullit të saj për një shtet të pavarur e sovran të lirë e demokratik e të integruar në strukturat euroatlantike, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në festën e organizuar nga ambasada e Malit të Zi në Kosovë, me rastin e ditës së Pavarësisë së Malit të Zi.

Kryeministri Kurti tha Kosova dhe Mali i Zi kanë bashkëpunim dhe marrëdhënie shumë të mira dhe se integrimi e orientimi në strukturat trans-atlantike është vlerë, synim e angazhim që ndajmë si dy shtete fqinje.

Mali i Zi e njohu pavarësinë e Kosovës që në vitin e shpalljes në 2008. Jemi mirënjohës që në kohërat më të vështira, Mali i Zi u bë strehë shpëtimi për mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës dhe nuk harrojmë asnjëherë mikpritjen dhe solidaritetin, tha ndër të tjera kryeministri Kurti në adresimin e tij, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

 

 

Jam i nderuar të jem sonte me ju, në këtë shënim të hershëm të ditës së pavarësisë së Malit të Zi.

 

Mali i Zi është vend fqinj i Republikës së Kosovës me të cilin kemi bashkëpunim dhe marrëdhënie shumë të mira.

 

Shpallja e pavarësisë nga Mali i Zi ishte realizim i aspiratës së popullit të saj për një shtet të pavarur e sovran, të lirë e demokratik, si dhe të integruar në strukturat euroatlantike.

 

Kjo aspiratë u shpreh më së miri me anëtarësimin në NATO dhe progresin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

 

Integrimi e orientimi në strukturat trans-atlantike është vlerë, synim dhe angazhim që ndajmë si dy shtete fqinje.

 

Pragu i lartë në referendumin e pavarësisë para 17 vjetëve, nuk mund të kalohej pa mbështetjen e shqiptarëve në Malin e Zi, të cilët në mënyrë masive e mbështetën pavarësinë, kontribut ky i cili vlerësohet e duhet vlerësuar.

 

Mali i Zi e njohu pavarësinë e Kosovës që në vitin e shpalljes në 2008. Sot, si dy shtete fqinje punojmë së bashku për të promovuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë.

 

Jemi mirënjohës që në kohërat më të vështira, Mali i Zi u bë strehë shpëtimi për mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës dhe nuk harrojmë asnjëherë mikpritjen dhe solidaritetin.

 

Kemi punuar për të nxitur tregtinë dhe investimet, lëvizjen mes njerëzve dhe mallrave dhe përpara kemi projekte infrastrukturore të cilat do të lidhin e fuqizojnë edhe më tej dy shtetet tona.

 

Urime Ditën e Pavarësisë!

 

Cestitamo Dan Nezavisnosti!

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM