Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos do të mbahet në Kosovë

Maj 24, 2023

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos do të mbahet në Kosovë.

Olimpistët e xhudos më 16 dhjetor do të mund t’i shohim duke garuar në Prishtinë. Ata dhe xhudistët e 40 shteteve tjera do të jenë pjesë e Kampionatit të Hapur Evropian të Xhudos i cili për herë të parë në historinë e tij do të mbahet në Kosovë.

Pas takimit të sotëm ndërmjet ministrit Hajrulla Çeku, presidentit të Kampionatit Evropian të Xhudos, László Toth, zëvendës presidentit të Federatës Evropiane të Xhudos, Hrvoje Lindi, presidentit të Federatës së Xhudos në Kosovë, Agron Kuka, trajnerit Driton Kuka, zëvendës ministres Daulina Osmani, dhe shefes së kabinetit, Klodeta Krasniqi, u nënshkrua marrëveshja që zyrtarizon këtë ngjarje.

Kampionati do të organizohet në kuadër të programit të shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”. Ky segment i programit përpos energjisë re sportive që do të sjellë në vend, presim të sjell shumë përfitime për zhvillimin e imazhit pozitiv shtetëror në arenën ndërkombëtare, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM