Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama bashkë me nënkryetarin Alban Zogaj dhe anëtarë të kabinetit kanë takuar përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilët po kryejnë vlerësimin e menaxhimit të investimeve publike në Kosovë.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se në takim kanë diskutuar projekte shumë të rëndësishme për kryeqytetin.
Kemi diskutuar për rigjenerimin e Lagjes Kodra e Trimave; shkollat e reja që po ndërtohen përmes Partneritetit Publiko-Privat dhe blerjen e autobusëve të rinjë në bashkëpunim me EBRD.
Ndër të tjera, diskutuam edhe rreth nivelit të bashkëpunimit të institucioneve të Kryeqytetit me Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Gjithashtu u dakorduam për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kryeqytetit dhe FMN-së.






