Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka takuar kryetarin e Federatës së Futbollit e Kosovës-Football Federation of Kosova, Agim Ademi, për të diskutuar rreth projektit të ndërtimit të stadiumit të ri në kryeqytet. Ky stadium do të ketë rëndësi të veçantë në avancimin e kushteve të futbollit në Kryeqytet dhe në Kosovë në përgjithësi.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se me Ademin u dakorduam për ndërtimin e stadiumit të ri në Bërnicë. Ky stadium do të jetë i kategorisë së katërt dhe do të plotësojë të gjitha standardet dhe kushtet e nevojshme për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare, si të ndeshjeve të ekipit kombëtar ashtu edhe të klubeve në garat evropiane. dhe se u pajtuam që Federata e Futbollit e Kosovës të ketë përgjegjësinë për menaxhimin e stadiumit të ri, sipas modaliteteve ekzistuese që vlejnë për stadiumin “Fadil Vokrri”.
Unë do të vazhdoj punën pandërprerë për zhvillimin e sportit, veçanërisht futbollit, në kryeqytet, duke e qenë sporti më i popullarizuar në Kosovë.
Falënderoj Kryetarin Agim Ademi për dhurimin e fanellës së kombëtares së Kosovës, të cilën do ta barti me krenari.






