Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas situatës në veri ku strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar Policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Twitter ka thënë se këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë.
Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë.