Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për fitoren në zgjedhjet presidenciale.
Presidentja Osmani, në emër të popullit të Republikës së Kosovës, ka uruar presidentin Erdoğan, duke shprehur gatishmërinë që të vazhdohet puna e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin dhe për ta forcuar partneritetin në mes të dy shteteve, thuhet në faqen zyrtare të Presidentes së Kosovës.