Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në Kosovë kanë përsëritur deklaratën e 26 majit që dënon vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për përmbajtje.
Në këtë kontekst, QUINT-i dhe BE-ja presin që autoritetet e Qeverisë së Kosovës të mos ndërmarrin asnjë masë të re për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Kryetarët e zgjedhur duhet gjithashtu të tregojnë përmbajtje dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të demonstruar përkushtimin dhe përgjegjësinë e tyre për të përfaqësuar dhe shërbyer të gjithë anëtarët e komuniteteve të tyre.
Në të njëjtën kohë, QUINT-i i paralajmërojnë fuqishëm të gjitha palët kundër kërcënimeve ose veprimeve të tjera që mund të ndikojnë në një mjedis të sigurt duke përfshirë lirinë e lëvizjes, dhe që mund të nxisin tensionet ose të nxisin konfliktin. Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për sigurinë dhe mirëqenien e civilëve, policëve, anëtarëve të EULEX-it dhe KFOR-it. Veprimet e reja të njëanshme do të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet me vendet e Quint-it dhe BE-në.
QUINT-i dhe BE-ja theksojnë se Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe pranimit në BE. I rikujtojmë palët që të punojnë së bashku në hapat e ardhshëm për zbatimin e Marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në shkurt dhe mars të këtij viti, duke përfshirë edhe ASMM, dhe të marrin pjesë në mënyrë konstruktive dhe të sinqertë në takimet e ardhshme të Dialogut, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.