Ministra e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se ekspozita “Mirë se vini në tavolinë” e artistit Artan Korenica, për herë të parë udhëton jashtë Kosovës, për disa ditë me radhë do të shfaqet në Vjenë.
Kjo ekspozitë sjell historinë e nënës Ferdonije Qerkezi, e cila, sikurse edhe familjarë të tjerë të panumërt në Kosovë, pas gati një çerek shekulli akoma pret të dijë për fatin e katër fëmijëve dhe burrit të saj, të cilët u rrëmbyen me dhunë nga regjimi serb gjatë luftës së fundit në Kosovë, thuhet në postimin në Facebook ta MKRS-së.