Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se objektiva dyvjeçare e ushtrimit “Defender Europe ’23” për validimin e kapaciteteve të Regjimentit të Këmbësorisë është arritë, ndërsa Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon aktivitetin e saj ditor në kuadër të bashkëpunimit me partnerët tanë strategjik.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se 1348 ushtarakët tanë kanë treguar profesionalizëm të lartë në mesin e 25 shteteve pjesëmarrëse të këtij ushtrimi, gatishmëri për të shërbyer përkrah aleatëve tanë në çdo mision të NATO-s, me qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend, rajon dhe më gjerë.
Forca e Sigurisë së Kosovës, Forcë që garanton siguri për qytetarët dhe mbrojtje të territorit të Republikës së Kosovës.