Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama së bashku me përfaqësuesen e përhershme të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Maria Suokko, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për marrëveshje financiare të projektit “Nisma e Transformimit Urban në Kosovë”.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se ky projekt ka një rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin urban të kryeqytetit duke përmirësuar infrastrukturën dhe cilësinë e jetës së banorëve.