Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe Ditën Ndërkombëtare të Prindërve, të mbijetuarit e abuzimit seksual me fëmijë, aktivistë për mbrojtjen e fëmijëve dhe figura me famë botërore mblidhen nga çdo vend i Evropës për të lansuar fushatën Çdo Sekondë Numërohet, e cila kërkon që BE-ja t’i japë fund dhunës seksuale ndaj fëmijëve në internet. Fushata synon të mbledhë njëqind mijë nënshkrime gjatë fushatës. Peticioni do t’i paraqitet BE-së në shtator.
Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe Ditën Ndërkombëtare të Prindërve të Kombeve të Bashkuara, një koalicion i grupeve të të mbijetuarve të abuzimit ne fëmijë, organizatave për mbrojtjen e fëmijëve dhe shoqatave të prindërve po mblidhen për të kërkuar nga udhëheqësit e BE-së të mbrojnë fëmijët nga dëmtimi seksual në internet.
Të dhënat e fundit të publikuara nga Fondacioni Internet Watch për shtrirjen e këtij krimi ndaj fëmijëve të të gjitha moshave janë rritur shumë nga viti në vit. Në vitin 2022 u gjetën më shumë se kurrë më parë imazhe dhe video që përfshijnë abuzim seksual mizor në internet. Në mënyrë të neveritshme, mbi 80% e URL-ve që përmbajnë abuzim seksual me fëmijëe prej 0-2 vjeç përmbanin këtë kategori materialesh. Fondacioni Internet Watch zbuloi gjithashtu se faqet komerciale që shfrytëzojnë abuzimin seksual me fëmijë janë dyfishuar që nga viti 2020. Ashtu si në vitet e mëparshme, shumica e raporteve globale të materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve gjinden në një shtet anëtar të BE-së.
Koalicioni po fillon një fushatë që sjell zëra dhe përvoja të të mbijetuarve, kujdestarëve dhe përkrahësve duke u bërë thirrje qytetarëve të Evropës të nënshkruajnë një peticion që kërkon nga ligjbërësit të miratojnë propozimin e Komisionit Evropian për të parandaluar dhe luftuar abuzimin seksual të fëmijëve. Fushata, Çdo Sekondë Numërohet, buron nga nocioni se çdo 2 sekonda një imazh i një fëmije që abuzohet seksualisht shpërndahet në internet.
Legjislacioni, nëse miratohet, do të ishte i pari i këtij lloji në këtë shkallë, duke ofruar një model për një përgjigje globale ndaj një çështjeje që po rritet me një ritëm alarmues.
Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi INJECT i është bashkuar këtij aksioni dhe nënshkrimet e qytetarëve të Kosovës do të pranohen, edhe pse nuk jemi vend anëtar i BE-së. Siguria e fëmijëve tanë varet tani edhe nga siguria në internet, ku fëmijët po kalojnë kohë të gjatë.
Peticioni mund të nënshkruhet në faqen https://justice-initiative.eu/kos/petition/ ose në faqen e Facebook, Justice Initiative Kosova.
Peticioni është inicuar nga Iniciativa për Drejtësi, një koalicion prej 150 organizatash me fokus në të mbijetuarit nga 13 vende evropiane. Mbështetet gjithashtu nga fushata Child Safety On, një koalicion organizatash për mbrojtjen e fëmijëve, duke përfshirë Missing Children Europe, National Center for Missing & Exploited Children, ECPAT International, Brave Movement, Qendra Kanadeze për Mbrojtjen e Fëmijëve, Fondacioni Internet Watch, NSPCC, End Violence Against Children, Thorn, 5 Rights Foundation, Terre des Hommes, Child Helpline International dhe Eurochild.
Fëmijët po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë në internet përmes të gjitha llojeve të pajisjeve dhe platformave; propozimi synon të mbrojë fëmijët kudo që të jenë, në mënyrë që ata të jetojnë, të mësojnë dhe të lulëzojnë në botën e tyre digjitale pa kërcënimin e abuzimit seksual me fëmijë në internet.
Koha për të vepruar është tani. Çdo sekondë numërohet, thuhet në komunikatën për media e Iniciativa për Drejtësi.