Me ftesë të organizatorëve të Komunitetit Politik Evropian, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Kishinau të Republikës së Moldavisë ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).
Presidentja Osmani ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, për liderët e shteteve anëtare të Komunitetit Politik Evropian, me rastin e fillimit të samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).
Në pritjen e organizuar nga presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, për liderët e shteteve anëtare të Komunitetit Politik Evropian, diskutime me miq për zhvillimet e fundit në Kosovë, thuhet në faqen zyrtare të Presidentes së Kosovës.