Njësit e Doganës së Kosovës kanë kryer kontroll në një barnatore të dyshuar për mallra të kontrabanduara në Skënderaj.
Më saktësisht pas pranimit të informatave nga qytetarët, zyrtarët e Doganës kanë kryer një kontrolle në një barnatore. Kontrolli ka zbuluar mallra, respektivisht barna të pa zhdoganuara (pa banderolla) në sasi të konsiderueshme.
Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personit përgjegjës, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.