Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nagavci: UP hap konkursin për emërimin, riemërimin ose avancimin e stafit akademik

Qer 3, 2023

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për emërimin, riemërimin ose avancimin e stafit akademik, konkursi është hapur për 150 pozita të reja, prej tyre 71 pozita për rekrutimin e stafit akademik me titullin asistentë si dhe 79 pozita për titullin profesorë asistentë.

Ministrja e MAShTI-t, Arbërie Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se kjo është një mundësi e mirë për të gjithë, në veçanti të rinjtë e të rejat që duan të japin kontributin e tyre në universitetin më të madh publik, mundësi për profesionistët me vlera të palëkundura dhe busullë të fortë profesionale dhe morale.

 

Duke i dhënë përparësi integritetit në proces të emërimit, riemërimit dhe avancimit, jemi të përkushtuar të nxisim një mjedis ku stafi i ri ndihen të fuqizuar, të vlerësuar dhe të mbështetur.

 

Si Ministri presim proces transparent dhe të bazuar në meritokraci.

 

Konkursi do të jetë i hapur deri më 15 qershor 2023.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM