Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti në bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Al Nahyan, e informon për situatën në veri

Qer 4, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

Ministri Zayed Al Nahyan shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e tij për pritjen e pranuar në Prishtinë në vizitën e tij në fillim të muajit prill dhe tha se po punon në avancimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kryeministri e falënderoi për telefonatën dhe për vizitën e mëparshme në Kosovë që i ka kontribuar thellimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Kryeministri e informoi për progresin e Kosovës në dy vitet e fundit në ekonomi dhe punën për krijimin e një klime të favorshme për investime. Në lidhje me situatën në tri komunat në veri të vendit, Kryeministri e njoftoi për procesin zgjedhor që solli deri tek zgjedhja e katër kryetarëve të ri, bojkotin e zgjedhjeve nga serbët e Kosovës me kërkesë dhe presion të Serbisë dhe pranimin e këtij procesi e rezultati zgjedhor nga komuniteti ndërkombëtar.

Tha se përshkallëzimi erdhi si rezultat i pengimit me forcë të hyrjes në vendet e tyre të punës të kryetarëve të ri dhe dhuna nga grupe fashiste që janë në listën e pagave të Serbisë dhe të kompanive private të personave të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Ai shtoi se hapi i parë për de-përshkallëzim është përfundimi i menjëhershëm i dhunës ndaj institucioneve të sigurisë, arrestimi i atyre që shkaktuan dhunë dhe zbatimi i Marrëveshjes Bazike deri në zgjedhje të reja, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM