Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar nga zotëria i Parë Prindon Sadriu, ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Në Ankara, në ceremoninë inauguruese,presidentja Osmani e ka përgëzuar presidentin Recep Tayyip Erdoğan për rizgjedhjen, duke shprehur përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona.
Gjatë ceremonisë, me liderë të tjerë e miq të Kosovës, kanë bashkëbiseduar për rëndësinë e bashkëpunimit në këtë kohë përcaktuese për sigurinë e përbashkët, thuhet në faqen zyrtare të Presidentes së Kosovës.