Build Skills with our trainings

Sign up now!

MMPH: Shënohet Dita Botërore e Mjedisit

Qer 5, 2023

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Komunën e Prishtinës, Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, FAO- Programi në Kosovë, si dhe Organizata të ndryshme jo-qeveritare, kanë organizuar një sërë aktivitetesh për të shënuar ditë botërore me moton për zgjidhje për ndotje nga plastika.

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, në bashkë organizim me Komunën e Prishtinës, INDEP dhe IP “Xixillonjat” u zhvillua aktiviteti pikturimi me fëmijë – “Piktorët e Planetit”, ndërsa në Komunën e Rahovecit së bashku me PAMKOS është zhvilluar aktivitet pastrimi – “Drini rrjedh i lirë pa plastikë” si dhe punime dhe vizatime nga fëmijët pranë lumit “Drini” për mjedisin.

Po ashtu, aktivitete tjera janë zhvilluar edhe në Komunën e Lipjanit me nxënësit e SHFMU “Vëllezërit Frashëri’’ dhe CNVP duke pikturuar dhe mbjellë fidane. Të gjitha këto aktivitete kanë për qëllim që të ndikojnë drejtpërdrejt në edukimin dhe ndërgjegjësimin e fëmijëve për çështje të mjedisit, thuhet në postimin në Facebook të MMPH-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM