Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nën dyshimin për shkelje disiplinore, suspendohet një zyrtar policor

Qer 25, 2023

Policia e Kosovës është institucion që ka krijuar me kohë mekanizma të brendshme për të ruajtur dhe rritur integritetin e brendshëm, për të rritur disiplinën dhe për të ofruar shërbime sa më profesionale për qytetarët.

Në disa raste të veçuara nga zyrtarë policorë, mund të bëhen shkelje të parimeve dhe procedurave policore duke bërë që të ketë shkelje disiplinore. Mekanizmi i brendshëm i Policisë së Kosovës çdo herë kur ka dyshime se janë kryer shkelje të tilla, fillojnë procedurat hetimore dhe procedurat e vendimet disiplinore.

Në një rast të fundit, ku është shpërndarë një video e një të dyshuari të arrestuar, nën dyshimin se ka shkelje disiplinore në këtë rast nga një zyrtar policor, duke u bazuar në udhëzimin përkatës, Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Jugu, ka filluar procedurat disiplinore ndaj një zyrtari policor, i cili me vendim të drejtorit rajonal është suspenduar. Ky rast do të trajtohet bazuar në procedurat policore dhe po ashtu është proceduar për hetim dhe kompetencë të mëtejme në IPK.

Policia me këtë rast zotohet se do të vazhdojë të jetë në krye të realizimit të detyrave në ruajtje të rendit e qetësisë publike, ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët, vënien para drejtësisë të të gjithë të dyshuarve dhe këto do t’i arrijë me profesionalizëm dhe integritet, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM