Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, njofton se si pasojё e vërshimeve nё qytetin e Pejёs, nё lagjen “Asllan qeshme” njё fёmijё ka humbur jetёn ndёrsa nёna e tij ёshtё e zhdukur.
Policia rreth orёs 23:10, ёshtё njoftuar nga spitali rajonal nё Pejё, pёr pranimin e njё fёmije 5 vjeqar pa shenja jete, kёtё e kanё konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa nёna e fёmijёs ёshtё e zhdukur.
Policia ka kёrkuar asistim edhe nga njësia pёr kërkim shpёtim e FSK-sё tё dalin nё vendin e ngjarjёs, pёr kërkimin e personit tё zhdukur.
Pas kërkimeve nga njësitet Policore rreth orёs 01:20, tё datës 25.06.2023, ёshtё gjetur personi i zhdukur femër, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Gjithashtu edhe nё lagjen “Fidanishte” nё Pejё dy (2) persona kanё pёsuar lëndime trupore, tё njëjtit janё dёrguar nё Spiatlin rajonal nё Pejё, thuhet nё postimin nё Facebook tё PK-sё.