Build Skills with our trainings

Sign up now!

Komuna e Prishtinës: Kryeqyteti do të vendosë kamera në institucionet shkollore

Qer 26, 2023

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se në kryeqytet do të vendosën kamera të sigurisë në secilin institucion edukativ arsimor në Prishtinë, e po ashtu aty ku nuk ka, do të vendosen sistemet e sigurimit dhe shkollat do të pajisen me pako të ndihmës së parë. Të gjithë nxënësit do të pajisen me uniforma, do të krijohet një kod etik për çdo IEAA dhe po ashtu do të krijohet një rregullore për përdorim të telefonave nga nxënësit e mësimdhënësit. Në institucionet edukative arsimore nuk do të mungojë prezenca e policisë. Këto janë disa nga veprimet të cilat do t’i ndërmarrë drejtoria e arsimit për të ofruar siguri në shkolla.

Këto masa e të tjera u prezantuan sot nga drejtoresha e arsimit në Kryeqytet, Besianë Musmurati.

“Objektivat janë infrastrukture shkollore që garanton siguri, përmirësimi i klimës së shkollës, rritja e sigurisë nga shtëpia në shkolle dhe anasjelltas”, ka deklaruar Musmurati.

Ndërsa kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, vlerësoi punën e drejtorisë së arsimit në hartimin e këtij plani ku janë përfshirë edhe shumë institucione e organizata tjera.

“Aktivitetet konkrete që ky plan paraqet për tu zhvillu brenda në klasë, punëtoritë e drejtuara nga psikologët dhe mësimdhënësit do t’i ndihmojnë nxënësit të zhvillojnë aftësi për identifikimin e dhunës, parandalimin e sjelljes delikuente, raportimin e dhunës, të menduarit kritik dhe reflektimin mbi dhunën ose ngacmimin e paqëllimshëm”, deklaroi kryetari Rama.

Në këtë plan janë të përfshirë edhe vetë nxënësit, të cilët po ashtu kanë mbajtë fushatë vetëdijësuese “Çohu kundër dhunës”, thuhet në komunikatën për media e Komunës së Prishtinës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM