Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti vazhdon takimet në kuadër të vizitës së tij të punës, në Mbretëri të Bashkuar

Qer 27, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka vazhduar takimet edhe sot në kuadër të vizitës së tij të punës, në Mbretëri të Bashkuar.

Ai u prit nga Sekretari në hije i Punëve të Jashtme, njëherësh deputeti i Partisë Laburiste, David Lammy dhe ministri në hije për Evropë, Stephen Doughty, me të cilët diskutoi për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, fushat me potencial për thellim të mëtutjeshëm të tyre dhe për zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës.

Kryeministri Kurti i njoftoi ata me arritjet dhe progresin e Kosovës në dy vitet e fundit, përkundër krizave botërore me të cilat u përballë i gjithë kontinenti i Evropës, por jo vetëm, dhe me gjendjen në katër komunat në veri të vendit pas tensioneve dhe sulmeve të vazhdueshme ndaj institucioneve, policëve, ushtarëve të KFOR-it dhe ekipeve të mediave nga grupe kriminale të motivuara dhe orkestruara nga Beogradi zyrtar.

Për sa i përket nevojës për shtensionim të situatës dhe normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, ai shtoi se Qeveria ka paraqitur propozimin e saj të bazuar në parimin e sundimit të ligjit, i cili adreson dhe trajton sulmet e deritanishme dhe hap rrugë për të ecur përpara, teksa në vazhdimësi ka insistuar në rëndësinë e pazëvendësueshme të zbatimit të plotë, të shpejtë dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM