Build Skills with our trainings

Sign up now!

MPJD: Mbahet konferenca “Migrimi dhe Zhvillimi”, marrin pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare

Qer 27, 2023

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në Kosovë ka organizuar sot konferencën me temën: “Migrimi dhe Zhvillimi” e cila ka bërë bashkë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, shoqërisë civile, ekspert e përfaqësues të bizneseve, për të diskutuar perspektivat e shfrytëzimit efektiv të migracionit për qëllime zhvillimore në Kosovë.

Punimet e kësaj konference i ka përshëndetur zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi e cila para të pranishmëve ka folur veçanërisht mbi rolin e diasporës në zhvillim dhe transferim të dijes.

Zëvendësministrja Gashi ka theksuar se diaspora ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe politik të Kosovës. Ajo tha se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka kushtuar vëmendje të veçantë politikave që kanë të bëjnë me diasporën dhe pozitën e saj. Gjithashtu ajo theksoj se “si institucion, jemi të përkushtuar për të zbatuar politika që konsiderojnë rolin e diasporës jo vetëm si një pjesë e rëndësishme e identitetit tonë, por edhe si një forcë e jashtëzakonshme për ndryshime pozitive, që tashmë vetëm kanë filluar të marrin formë në Kosovë”.

Më tej, zëvendësministrja Gashi ka folur për hapat konkret në realizimin e projekteve në të cilat diaspora merr pjesë drejtpërdrejt në proceset politikëbërëse, duke u bërë pjesë aktive në jetën politike, shoqërore dhe ekonomike të vendit tonë. Ajo theksoj se “kontributi i diasporës është i dukshëm në të gjithë sektorët, nga sipërmarrja dhe investimet deri tek transferimi i njohurive dhe krijimi i një zhvillimi të qëndrueshëm në vend”, thuhet në komunikatën për media e MPJD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM