Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka mirëpritur Guvernatoren e Shtetit të Iowa-s në ShBA të parën grua të zgjedhur në këtë post, Kim Reynolds, Kevin Reynolds, si dhe delegacionin amerikan me ambasadorin Jeffery Hovenier dhe zëvendës Komandantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare në Ushtrinë Amerikane, Gjeneral Brigade Stephen E. Osborn.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se ishte një nderim i rëndësishëm ku guvernatores Reynolds i ka dhuruar Çelësin e Qytetit.
Iowa, fjalë që në gjuhën e vendasve të hershëm amerikanë përdorej për të bukurën, është shteti me një nga normat më të larta të shkrim-leximit dhe të diplomimit në ShBA, duke kryesuar vazhdimisht në rezultatet e testimeve. Përveçse i shkëlqyeshëm në arsim, ky shtet është lideri kombëtar për energjinë e pastër e të rinovueshme, duke prodhuar përqindjen më të lartë të energjisë elektrike të gjeneruar nga era.
Guvernatorja Reynolds ka një stazh të gjatë në shërbimin publik dhe ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe biznesit në shtetin e saj. Bashkë me guvernatoren folëm mbi mënyrat për të çuar më tej marrëdhënien tonë në aspektin kulturor, arsimor dhe biznesor me qytetin simotër Des Moines dhe gjithë Iowa-n.