Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se Kosova është subjekt i sulmeve të vazhdueshme e të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë, e cila po e rrit dozën e agresionit ndaj shtetit tonë. Me granata të prodhimit serb, kriminelët e Vuçiqit sulmuan institucionet shtetërore të Kosovës.
Sveçla në postimin e tij në Facebook ka thënë se në mbrëmjen e djeshme ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Veriut ishte shënjestër e një sulmi terrorist, nga i cili u dëmtuan dhe vetura zyrtare që gjendeshin pranë objektit. Tendenca e Serbisë për ngritje të gatishmërisë së saj për sjellje kriminale dhe terroriste ndaj Kosovës, është dëshmi e rradhës e synimeve të saj destruktive.
Serbisë t’i shtohet presioni në mënyrë që ajo të mos jetë element destabilizues jo vetëm ndaj Kosovës, por edhe ndaj vendeve fqinje në rajon.
Këto sulme terroriste duhet të përballen me reagimin e ashpër të komunitetit ndërkombëtar.