Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot bashkë me kryeministrin Albin Kurtin, kanë vizituar kazermën Skënderbeu në Ferizaj, ku grupe nxënësish po ndjekin ligjëratat e njëkohësisht po zhvillojnë dhe aktivitetet praktike në kuadër të pilotprojektit të lëndës Edukim për Siguri, që pritet nga shtatori të jetë pjesë e programit mësimor për më shumë se 2000 nxënës.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se përmes kësaj lënde nxënësit do të marrin njohuritë elementare mbi sigurinë dhe mbrojtjen, me qëllimin që krahas shkathësive dhe pandashëm nga edukimi i tyre arsimor të kultivojnë dhe ndjenën e shërbimit ndaj atdheut, si obligim moral ndaj vendit.
Falenderoj Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për bashkëpunimin e mbështetjen e ofruar në këtë projekt madhor për të ardhmen e vendit.