Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin çek në Kosovë, Bilek

Qer 30, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Çekisë, Pavel Bilek.

Në një takim të përzemërt, Kryeministri e falënderoi ambasadorin Bilek për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe angazhimin për avancimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Çeke. Falënderim i shprehu edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke për Republikën e Kosovës në organizatat dhe forumet ndërkombëtare.

Kryeministri kujtoi se ky bashkëpunim i mirë është shënuar vitin e kaluar me dorëzimin në kryeqytetin e Republikës Çeke, në Pragë, të Aplikacionit për anëtarësim e Kosovës në Bashkimin Evropian. Ngjarje historike për Kosovën dhe qytetarët, dhe rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian si aspiratë dhe fat i Republikës së Kosovës.

Presidenca Çeke në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar, ishte shumë e suksesshme për Republikën tonë. Ajo ka ndihmuar që të përparojmë drejt integrimit në Bashkimin Evropian me rastin e pranimit të aplikacionit për anëtarësim në BE dhe ka kontribuar aktivisht në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ambasadori Bilek po ashtu veçoi si moment për librat e historisë dorëzimin në Pragë të aplikacionit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe forcimin e marrëdhënieve tregtare.

Teksa ndanë dhurata për njëri-tjetrin, Kryeministri Kurti i uroi fat e i dëshiroi suksese të mëtejme ambasadorit Bilek në angazhimet e tij të radhës, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM