Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mbahen prezantimet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në Prishtinë

Kor 1, 2023

Nën organizimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Qendrore të Kosovës, Banka Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) kanë mbajtur prezantime informative mbi tema të ndryshme ekonomike.

Prezantimi i parë, i udhëhequr nga Zëvendës Drejtoresha e Departmentit për Çështje Fiskale në FMN, znj. Era Dabla-Norris, thellua në temat e inflacionit, menaxhimit të borxhit shtetëror, si dhe politikave efektive fiskale gjatë periudhave të krizave.

Tutje, Zëvendës Këshilluesja e Përgjithshme në Departamentin Ligjor i FMN-së, znj. Katharine Christopherson, prezantoi rolin e Fondit në ofrimin e ekspertizës teknike, asistencës financiare dhe shërbimeve këshillimore për vendet anëtare, me qëllim të nxitjes së zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe prosperitetit. Ky prezantim u fokusua në rolin në zhvillim të FMN-së, përkitazi me ndryshimet e vazhdueshme në ekonominë globale.

Zëvendës Shefi për Ekonomi në Bankën Botërore, z. Ayhan Kose prezantoi para delegatëve mbi ndikimin e përparimeve teknologjike stimulimin e rritjes dhe zhvillimit ekonomik. Prezantim gjithashtu ofroi rekomantime praktike në zbatimin e politikave strukturore, makroekonomike e fiskale, që kontribuojnë drejtpërdrejtë në progresin ekonomik të vendeve anëtare bga konstituencat përkatëse.

Së fundi, Zëvendës Shefi i Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) për Europë dhe Amerikë Latine prezantoi mbi rëndësinë e mobilizimit të sektorit privat në zhvillimin kombëtar dhe rolin e IFC-së në këtë drejtim. Rritja e produktivitetit, qendrueshmëria dhe gjithëpërfshirja u përmendën si faktorë me rëndësi në mobilizimin e mëtejshëm të sektorit privat.

Po ashtu nën udhëheqjen e Ministrit Murati u mbajt edhe takimi i konstituencës së Bankës Botërore. Në këtë takimi Ministri Murati falenderoi delegatët për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në diskutimet përmbajtësore. Në anën tjetër, Drejtori Ekzekutiv i konstituencës së Bankës Botërore, z. Hayrettini Demircan prezantoi para shteteve anetarë zhvillimet e fundit ekonomike.

Takimet e Konstituencës së Bankës Botërore dhe FMN-së, mbledhin përfaqësues nga Ministritë e Financave dhe Bankat Qendrore të shteteve anëtare si Austria, Belgjika, Turqia, Çekia, Luksemburgu, Hungaria, Sllovakia, si dhe Sllovenia dhe shërbejnë si platformë për të diskutuar rreth zhvillimeve të përgjithshme ekonomike globale, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM