Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mbahet festivali ndërkombëtar i teatrit në ambient të hapur Prizren Fest, prej 22-28 korrik

Kor 5, 2023

Për të dytin vit radhazi në kryeqendrën kulturore të vendit, në Prizren do të mbahet festivali ndërkombëtar i teatrit në ambient të hapur – PRIZREN FEST! i cili do të mbahet prej 22-28 korrik 2023.

Në këtë edicion të dytë të festivalit ndërkombëtar të teatrit në ambient të hapur, përveç shfaqjeve të shumta teatrore nga vende të ndryshme pjesëmarrëse si: Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Çekia, Bullgaria, Ukraina, Italia, Sllovakia, Greqia e Maqedonia e Veriut, në kryeqendrën kulturore të vendit do të promovohen edhe asetet e trashëgimisë kulturore, monumentet e shumta të Prizrenit, i cili shquhet për trashëgiminë e pasur kulturore dhe për mundësinë që në një hapësirë aq të vogël të qytetit të mund të vizitohen aq shumë objekte.

E gjerë do të jetë edhe gama e fushave artistike që do të jenë pjesë e programit të festivalit Prizren Fest.

Edicioni i parë i festivalit PRIZREN FEST përfundoi me sukses, prandaj nisur nga kjo për edicionin e dytë të PRIZREN FEST 2023 pritet të ketë edhe më shumë sukses, thuhet në komunikatën për media e Prizren Fest-it.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM