Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia mori pjesë sot në Workshop-in e organizuar në QKUK si vazhdimësi e ngritjes dhe zgjerimit të shërbimit Stroke në Kosovë.
Në këtë punëtori, ku morën pjesë Drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë, Shkëndije Nuza, Prof. Serdar Geyik, neuroradiolog intervent dhe prof. dr. Arsida Bajram, neurolog intervent nga Spitali Universitar Aydin në Stamboll, Ministri Vitia falënderoj profesorët nga Turqia për mbështetjen në përgatitjen e profesionistëve shëndetësor të Kosovës për këtë shërbim.
“Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK shprehin gatishmërinë dhe rendësinë për funksionalizimin e shërbimit për Stroke si shërbim i domosdoshëm”, tha Vitia.
Qëllimi i këtij Workshopi ishte vazhdimësi e mbështetjes në përgatitjen e stafit, mbështetjen e implementimit dhe organizimin e shërbimit për Stroke në Kosovë. Aktualisht në Spitalin Universitar Aydin janë duke u trajnuar dy neuroradiolog intervent nga Klinika e Radiologjisë, ku me trajnimin e këtyre mjekëve, pritet të rritet numri i neuroradiologëve intervent.
Ky Workshop është mbështetur nga ekspertët e Spitalit Universitar Aydin në Stamboll, një ndër qendrat e Stroke më eminente në Evropë, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.