Build Skills with our trainings

Sign up now!

Përfaqësues i përhershëm i UNDP në Kosovë emërohet Nuno Queirós

Kor 5, 2023

Nuno Queirós është emëruar Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë dhe ka filluar punën në fillim të korrikut 2023. Ai zëvendëson Znj. Maria Suokko e cila ka mbajtur këtë pozitë gjatë katër viteve të fundit.

Queirós është një profesionist i Zhvillimit të Qëndrueshëm që në rolin e tij të ri sjell më shumë se 20 vjet përvojë drejtuese dhe menaxheriale nga disa vende të botës ku UNDP vepron. Ai shërbeu si ushtrues detyre i Përfaqësuesit të Përhershëm në Azerbajxhan (Janar – Qershor 2023) dhe Zëvendës Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Shqipëri (2019-2023), Ekuador (2014-2019), ku shërbeu edhe si ushtrues detyre i Përfaqësuesit të Përhershëm i UNDP-së, dhe në Guinea-në Ekuatoriale (2011-2014).

Fillimisht, ai iu bashkua UNDP-së si Zyrtar i Ri i Programit në Nikaragua (2003-2005), dhe vayhdoi si Ekonomist Menaxhimi në Qendrën për Zgjidhje Biznesi në Byronë e Menaxhimit (2005-2006) dhe si Specialist i Politikave, Zyrtar Ekzekutiv dhe Asistent Special i Zyrtarit Kryesor Financiar të UNDP-së në Zyrën e Financave, Administratës dhe Menaxhimit të Burimeve (2006-2011).

Përvoja e Queirós përpara se t’i bashkohej UNDP-së ishte me Komisionin Evropian (2001-2002) dhe në sektorin privat (2003).

Ai ka diplomuar në Ekonomi dhe Shkenca Politike dhe ka magjistraturë në Zhvillim Politik nga Universiteti i Mançesterit, një tjetër në Studime Evropiane për Politikë dhe Administratë nga Kolegji i Evropës dhe një magjistraturë të tretë në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Université Libre de Bruxelles.

Përveç gjuhës amtare portugeze, ai flet edhe anglisht, spanjolisht, si dhe frengjisht. Atij i pëlqen futbolli dhe shumë sporte të tjera dhe mezi pret të eksplorojë bukuritë e Kosovës me familjen e tij, thuhet nël komunikatëln pëlr media e UNDP-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM