Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Ndaj një pronare të barnatores, iniciohen rastet kontrabandim me mallra dhe shmangie nga tatimi

Kor 5, 2023

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, pasi kanë pranuar një informatë se një barnatore në Prizren posedon barna pa banderola, informatën kanë filluar ta trajtojë në aspektin policor.

Bazuar në këto informata, janë kryer veprime hetimore, kurse sot, së bashku me Inspektoratin Farmaceutik është kryer edhe inspektimi në ketë barnatore. Gjatë inspektimit farmacistja C.Y. (viti i lindjes 1991, femër kosovare), e cila njëkohësisht është edhe pronare e barnatores, nuk ka ofruar dëshmi për origjinën e një sasise të konsiderueshme të barnave, të cilat barna medicinale janë sekuestruar nga Inspektorati Farmaceutik.

Sasia e barnave medicinale të sekuestruara është gjithsejt 280 paketime të barnave të ndryshme medicinale, me origjinë nga Serbia, Shqipëria dhe Turqia, në vlerë prej 3200 (tre mijë e dyqind) euro.

Me rekomandim të prokurorit kompetent, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM