Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca: Kosova gjithmonë është më e fuqishme kur e ka Shqipërinë në krah

Kor 6, 2023

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në takim u zhvillua një bashkëbisedim i hapur dhe i sinqertë, i fokusuar kryesisht në situatën politike në Kosovë, veçanërisht problemet në katër komunat veriore.

Kryetari Konjufca shprehu bindjen se roli i Shqipërisë mund të jetë shumë ndihmues në kuptimin e pozicionit të Kosovës, e cila është në të drejtën e saj kur insiston në zbatimin e shtetit ligjor dhe funksionalizimit të demokracisë në krejt territorin e Kosovës.

Kryeministri Rama paraqiti pikëpamjen e tij mbi pozicionin që Kosova sot ka kundrejt aleatëve të saj.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që situata është shqetësuese dhe se sa më parë duhet të shkohet drejt një zgjidhjeje që do mundësonte zhvillimin e zgjedhjeve në komunat veriore dhe kthimin e serbëve në institucione përmes proceseve dhe procedurave demokratike.

Kryetari Konjufca theksoi nevojën që bashkësia ndërkombëtare të ushtrojë presion mbi Serbinë që marrëveshja e Ohrit të zbatohet në plotni dhe raportet mes Kosovës dhe Serbisë të futen në shtegun e normalizimit si dy subjekte shtetërore sovrane dhe respektuese ndaj njëra-tjetrës.

Për kryetarin Konjufca mbështetja e Shqipërisë ndaj Kosovës është gjithnjë e nevojshme dhe e çmuar dhe Kosova gjithmonë është më e fuqishme kur e ka Shqipërinë në krah, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM