Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca pret ambasadorin Kolly, konfirmohet mbështetja e plotë e Zvicrës për Kosovën dhe Kuvendin e saj në veçanti

Kor 6, 2023

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Zvicrës, Thomas Kolly, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin midis dy vendeve dhe për zhvillimet aktuale në Kosovë.

Kryetari Konjufca vlerësoi lart marrëdhëniet politike e diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Zvicrës, duke potencuar nevojën për kultivimin dhe begatimin e mëtejmë të tyre.

Kryetari Konjufca falënderoi ambasadorin Kolly për përkrahjen ndaj Kuvendit dhe institucioneve të tjera relevante të Republikës së Kosovës, duke theksuar nevojën që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ambasadori Kolly konfirmoi mbështetjen e plotë të shtetit të tij për Kosovën dhe për Kuvendin e saj në veçanti, nëpërmjet programeve të caktuara dhe shkëmbimit të përvojave në fusha të ndryshme të jetës parlamentare.

Ishte dakordim i përbashkët se midis dy parlamenteve ekziston një bashkëpunim tashmë i konsoliduar, i cili është shprehur edhe nëpërmjet vizitave të ndërsjella të grupeve të miqësisë, të takimeve të ndryshme të komisioneve simotra, si dhe të realizimit të programeve mbështetëse për Kuvendin e Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM