Build Skills with our trainings

Sign up now!

Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës po vazhdon me aktivitete atraktive për studentët

Kor 6, 2023

Universiteti i Prishtinës ka bërë të ditur se Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit po organizon lojëra në bulevardin “Xhorxh Bush”, në të cilat po marrin pjesë studentët dhe profesorët e UVP-së, por edhe rektori Qerimi, prorektorë e dekanë.

Në të njëjtën kohë, në kampus dhe në sheshin Xhorxh Bush, po vazhdojnë kurset e shkollës verore.

Një universitet veror ndryshe!

Kurse dje në bulevardin “Xhorxh Bush”, janë zhvilluar punëtori, të cilat mblodhën studentë nga fusha të ndryshme. “Aditivët e ushqimit: Toksikologjia dhe siguria” ishte tema e punëtorisë së parë, ekspertizë në të cilën sollën profesoreshat Sherein Saied Abdelgayed dhe Arbenita Hasani. Ndërkaq, pasdite profesoresha Vesna Karapetkovska- Hristoved dhe profesori Hamit Ismaili mbajtën ligjëratën me titull “Bioteknologjia e qumështit dhe bletarisë”.

Gjatë kësaj punëtorie, studentët nga India, Hungaria e Kosova, ilustruan edhe prodhimin e mjaltit. Atyre iu bashkua edhe rektori Qerimi, i cili i ftoi studentët të përfitojnë sa më shumë nga mësimet dhe përvojat që po ju ofron ky edicion i UVP-së.

Studentët e UVP-së, vizituan laboratorët në kuadër të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, ndërkaq, gjatë gjithë ditës, Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore dhe Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë prezantuan mundësitë që ofrojnë për studentët e rinj, vendorë dhe ndërkombëtar, thuhet në postimin në Facebook të UP-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM