Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se mbrëmë është hapur zyrtarisht FIBA 3×3 Women’s Series dhe FIBA 3×3 Prishtina Challenger, organizuar nga Klubi 3×3 Prishtina në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës, përkrahur nga MKRS.
Të pranishëm ishin zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, drejtori i Klubit 3×3 Prishtina, Fisnik Juniku, drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova, shumë sportistë e sportdashës.
14 shtete po marrin pjesë në FIBA Women’s Series: Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (2 ekipe), Holada, Lituania, Hungaria, Letonia, Azerbejxhani (2 ekipe), Izraeli, Ukraina, Turqia, Kosova dhe Gjermania.
Garat po mbahen në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojnë deri nesër, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.