Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se Dronët Bajraktar TB-2, të cilët u përuruan nga ana e kryeministrit Albin Kurti, ministrit Armend Mehaj dhe gjeneral Bashkim Jasharit, janë vetëm disa nga pajisjet e blera për të forcuar ushtrinë tonë.
Ushtria jonë çdo ditë e më shumë po konsolidohet jo vetëm në aspektin e kuadrove profesionale por dhe furnizimin me pasjisjet më moderne ushtarake.
Në vetëm dy vite ngritja e numrit të ushtarakëve mbi 80%, e pajisjeve mbi 100%, tregon që Qeveria është e përkushtuar në përmbushjen e të gjitha standardeve për anëtarësimin e Republikës së Kosovës si shtetin e 33-të që do ofroj kontributin e saj brenda kësaj aleance.
Siguria e qytetarëve dhe territorit të Republikës së Kosovës është e garantuar.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se FSK-ja me shpirtin luftarak të trashëguar nga UÇK-ja dhe me pajisjet moderne që po i sigurojmë çdo ditë, bëhet ushtri e pathyeshme dhe garantuese e paqes.
Që nga dita kur kam marrë mandatin si ministër në Qeverinë Kurti -II-, prioriteti im kryesor ka qenë blerja e armatimit dhe pajisja e FSK-së me armatim modern të teknologjjsë së fundit, të cilat gjithnjë janë sipas standardeve të NATO-s.
Dronat Bayraktar janë lloji më i fundit i armatimit të cilat i kemi blerë, posedimit i të cilave kam vlerësuar së është i domosdoshëm për mbrojtjen e vendit tonë.
Ky proces nuk ka qenë i lehtë, por me mbështetjen e pakursyer të Kryeministrit Kurti, të Qeverisë dhe gjithashtu mbështetje të fuqishme ndërkombëtare me të cilët do të vazhdojmë të rrugëtojmë krah për krah gjithmonë, kemi arritur të përmbyllim me sukses edhe këtë projekt madhor.
Megjithatë, këto nuk janë pajisjet e vetme që kemi në posedim, në jemi furnizuar e vazhdojmë të furnizohemi çdo ditë për të ngritur kapacitetet tona. Projektet në vazhdim do të jenë hapa të mëdhenj drejt zhvillimit të forcës tonë.
FSK-ja me shpirtin luftarak të trashëguar nga UÇK-ja dhe me pajisjet moderne që po i sigurojmë çdo ditë, bëhet ushtri e pathyeshme dhe garantuese e paqes.
Republika e Kosovës duhet të jetë vendi i 33 që anëtarësohet në NATO, detyrat tona në këtë rrugë do t’i kryejmë me përkushtim dhe së bashku do ta realizojmë edhe këtë aspiratë.
FSK është gjithmonë në krye të detyrës, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.