Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh apelon të gjithë qytetarët të kenë kujdes nga temperaturat e larta

Kor 17, 2023

Ministria e Shëndetësisë ka apeluar të gjithë qytetarët të kenë kujdes nga temperaturat e larta sepse duke u ekspozuar në diell mund të pësojmë goditje nga vapa që shkakton dehidrim të organizmit i cili manifestohet me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale (dëmtim i veshkëve).

Masat e rekomanduara mbrojtëse për shëndetin gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të larta të ajrit mbi 30°C janë:

Personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10:00-17:00.

Kujdesi gjatë temperaturave të larta:

Mbani trupin tuaj të freskët dhe të hidratuar;

Vishni veshje të lehta dhe të gjera;

Bëni dush të freskët;

Pini shumë ujë;

Shmangni pijet me sheqer, alkoolike dhe me kafeinë;

Mbani shtëpinë tuaj të freskët:

Hapni dritaret natën;

Reduktoni përdorimin e pajisjeve elektrike.

Qëndroni në hije.

Shmangni aktivitetin fizik të mundimshëm gjatë temperaturava të larta;

Mos i lëni fëmijët apo kafshët në makina të parkuara;

Nëse ju paraqiten simptoma si kokëdhembje, mundim, marramendje, tharje e gojës dhe lëkurës, lajmërohuni tek institucioni më i afërt shëndetësor, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM