KRU ”Prishtina” ka bërë të ditur se borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro, 40 milionë nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha, prandaj nga 19 korrik 2023, duke filluar nga ora 10:00 do të fillojnë me aksion intensiv me disa ekipe të shkyçjes, me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha.
KRU “Prishtina” njofton se me asistencë të Policisë së Kosovës, shkyçjet do të realizohen në një ndër lagjet më të mëdha të Prishtinës.
Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit, ngase kemi një kosto të lartë të trajtimit të ujit dhe shpërndarjes përmes tubacioneve primare, sekondare e terciare deri te konsumatorët, thuhet në komunikatën për media e KRU “Prishtina”.




