Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se performanca magjepsëse “Shtegtim”, e realizuar në mënyrë të përsosur nga trupa e Baletit Kombëtar e Kosovës -Tha National Ballet of Kosova pas shfaqjeve në dy qytetet italiane, Villapiana dhe Altomonte, ka siguruar dy çmime.
Balerinët Fatmir Smani dhe Aulonë Nuhiu u shpërblyen nga Festivali Ndërkombëtar ‘Fini Dance Festival’, në kategoritë ‘Kërcimtari më i mirë’ dhe ‘Kërcimtarja më e mirë’. Ky sukses është dëshmi e talentit, pasionit dhe punës së palodhur të balerinëve tanë.
Prezenca kulturore e Kosovës në skenën ndërkombëtare po lartësohet.
Duke e njohur vlerën e arteve skenike në formësimin e identitetit tonë dhe nxitjen e diplomacisë kulturore, MKRS rikonfirmon mbështetetjen e saj për zhvillim të këtij sektori, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






