Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Arrestohet një person i dyshuar për dhunë në familje, sekuestrohet një armë zjarri

Kor 18, 2023

Në kuadër të veprimeve operative që po ndërmarrin zyrtarët policor të Rajonit të Prishtinës, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, nga zyrtarët e stacionit policor Veriu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Arrestimi është realizuar mbrëmë në rrugën “Mane Shyti” në Prishtinë, pas raportimit të një rasti të dhunës në familje.

Personit të dyshuar i është gjetur dhe sekuestruar: – një armë zjarri.

Ndaj tij në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, si dhe janë realizuar dy urdhëresa të gjykatës të cilat ishin aktive.

Personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM